
Kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj i cili është kandidat për kryetar të Istogut ka mbajtur tubim elektoral në këtë komunë.
Dreshaj ka thënë se tubimi i sotëm i ka dhënë vulën fitores së tij, ndërsa ka kërkuar falje ndaj simpatizantëve që nuk i zuri të gjithë salla.
“Më nderoi pa masë prezenca e kryeministrit Haradinaj, partnerit në koalicion, Arif Elshanit dhe pjesëmarrja e anëtarëve të PDK-së e Vetëvendosjes. Së bashku të dielën shihemi në ambient të hapur në fitoren e madhe që do ta kemi në Istog”, ka shkruar Dreshaj në Facebok.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
Mirëqenie#Punësim#Investime#Zhvillim#GaniDreshaj#voto50
Posted by Gani Dreshaj on Tuesday, 14 November 2017