
Në Komisionin për Shëndetësi, ministri i këtij dikasteri, Arben Vitia, ishte ftuar për të raportuar sot (e hënë), por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit anëtar i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj.
Vitia ishte ftuar të raportojë lidhur me lajmin që ka qarkulluar në media, ku thuhet se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer për sigurimin e vaksinave.
“Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë. E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente. Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën!”, ka shkruar Dreshaj në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com
Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të…
Posted by Shemsedin Dreshaj on Monday, April 19, 2021