Dridhet sërish qyteti i Durrësit nga tërmeti

Dridhet sërish qyteti i Durrësit nga tërmeti

Një tërmet para pak çastesh ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Sipas organizatës shkencore EMSC ky tërmet ishte i shkallës 2.3, derisa ky është tërmeti i dytë brenda ditës që ka ndodhur sot në Shqipëri, përcjell Gazeta Insajderi.

Tërmeti tjetër që ndodhi para pesë orësh ishte i shkallës 2.7 me epiqendër në Laç.

Shqipëria ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, ku si pasojë e tij kishin vdekur 51 persona dhe mijëra ndërtesa janë dëmtuar. /Insajderi.com