Vitin e kaluar Shqipëria përjetoi një nga tërmetet më të fuqishme në histori të këtij shteti, me dhjetëra viktima, qindra të lënduar e shumë dëme materiale. Dridhje ka pasur edhe mbrëmë pas mesnate, ndonëse shkalla e tyre ishte shumë më e vogël se në tërmetin e vitit të kaluar.
Shqipëria ka përjetuar përsëri dridhje tektonike në Thumanë, Durrës dhe zonat përreth, por shkalla e dridhjeve nuk ishte e përmasave të tërmetit të madh të nëntorit të vitit të kaluara.
Siç njoftojnë mediat atje, lëkundjet tektonike janë ndjerë disa herë pak pas mesnatës.
Magnituda e dridhjeve varironte nga 1.6 deri në 2.6 shkallë të rihterit.
Këto lëkundje janë regjistruar në Thumanë, Durrës dhe zonat përreth.
Ky tërmet i përmasave të vogla, vjen pas tërmetit të vitit të kaluar i cili kishte lënë të vdekur mbi 50 persona, qindra të lënduar dhe kishte shkatërruar mijëra shtëpi, duke lënë pa strehë një pjesë të madhe të banorëve të asaj zone.
Sa u përket dridhjeve të mbrëmshme, nuk raportohet për persona të lënduar e as për dëme materiale.
Insajderi.com