
Kandidatja për anëtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Drita Rexhaj, ka arritur të marrë këtë pozitë për të cilën është nominuar, njofton Insajderi.
Në organizimin e KGjK-së në ambientet e Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e kësaj gjykate kanë votuar sot, zgjedhjen e një gjyqtareje të nominuar për anëtare të KGjK-së.
Përveç Rexhajt e cila edhe mori votat e mjaftueshme për këtë pozitë, kandidate të nominuara për anëtare të KGjK-së nga Gjykata e Apelit ishin, Delushe Halimi dhe Frosina Sylejmani.
Me votim të fshehtë dhe me shumicë votash, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë zgjedhur kolegen e tyre Drita Rexhaj, anëtare të KGjK-së, e cila mori 23 vota në raundin e dytë të votimit.
E përzgjedhura nga radhët e Apelit, konsiderohet si anëtare e KGjK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGjK-ja.
Mandati i saj si anëtare e KGjK-së është pesë vjeçar. /Insajderi.com