Driton Bardheci emërohet zëvendësministër i arsimit

Driton Bardheci emërohet zëvendësministër i arsimit

Anëtari i AAK-së, Driton Bardheci, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, njofton Insajderi.

Dritoni është i njohur për aksionin e tij kundër Qeverisë Kurti, ku me një grup aktivistësh nga radhët e AAK-së në mënyrë simbolike patë hedhur një kuti të PLAZMAVE në oborrin e ndërtesës së qeverisë  për heqjen e taksës, aksion ky që u pati komentuar shumë në rrejte sociale.

Lajmin e ka bërë të dituar ai vetë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facbeook, ku ai ka thënë “se “është nderë dhe përgjegjësi për mua që ti shërbej shtetit tim dhe të gjithë juve që më mbështetët në çdo periudhë”.

Postimi i tij i plotë:

“Sot, u emërova Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. E falënderoj kryetarin Ramush Haradinaj dhe strukturat e AAK-së për besimin e dhënë! Është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua që t’i shërbej shtetit tim dhe gjithë juve që më mbështetët në çdo periudhë. Zotohem se do të përkushtohem plotësisht me të gjitha kapacitetet e mija njerëzore dhe profesionale, në mënyrë që të përballemi suksesshëm me të gjitha sfidat gjatë reformës së sistemit arsimor”./Insajderi.com

Aksioni me Pllazma

"Këtë Pllazma do 'ia lëmë zotrit' Kurti" – Rinia e AAK-së në aksion

Gepostet von Interaktiv – KTV am Montag, 24. Februar 2020