Driton Gashi: Faton Peci ishte me ne në zyre – sefi nuk është hapur

Driton Gashi: Faton Peci ishte me ne në zyre – sefi nuk është hapur

Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, ka deklaruar se ka qenë dëshmitar në rastin e zhvillimeve me sefin e zyrës së Presidencës, transmeton Insajderi.

Gashi shprehet se sefi në zyrën e Presidencës, nuk është hapur dhe për këtë ka qenë dëshmitar shefi i Kabinetit të ushtrues detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci.

”Për secilin zhvillim ka qenë i njoftuar shefi i Kabinetit të saj gjatë gjithë kohës. Ideja që është hapur sefi dhe ka pasur keqpërdorim të autorizimeve është gënjeshtër. Ka qenë shefi i kabinetit të saj, gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai në emisionin ‘Rubikon’ të Klan Kosovës.

”Por, ta cënosh integritetin e personit me gënjeshtra, kjo më bëri të reagoj”.

”Edhe zotri Peci, që është shefi i Kabinetit të zonjës Osmani, dhe gjatë gjithë kohës ka qenë present me mua nga momenti i arritjes së zyrtarit të AKI-së. Të tre kemi qenë prezentë. Pra sefi nuk është hapur”, ka thënë tutje Gashi. /Insajderi.com