Driton Kuka publikon videon prekëse të ish ushtarit të UÇK-së

Driton Kuka publikon videon prekëse të ish ushtarit të UÇK-së

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Përparim Curri, është njëri nga ushtarët, rrëfimet e të cilëve janë realizuar nga platforma “LIRIA KA EMËR”, transmeton Insajderi.

Videon me këtë rrëfim emocional e ka publikuar trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka.

“LIRIA KA EMËR: Përparim Currit i kishte rrahur zemra në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e kishte veshur si 20-vjeçar. Për të, ajo uniformë kishte kuptimin e lirisë. Nuk e kishte menduar fare fatin e vet, por vetëm çlirimin e vendit që gjeneratat e reja ta gëzonin lirinë. Janë të rënda përjetimet e tij kur humbi 6 bashkëluftëtarë, ashtu siç janë të prekëse momentet kur u kthye në shtëpi nga lufta dhe takoi babanë e nënën – të cilët, në fillim, nuk e kishin njohur. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim. #LiriaKaEmer”, ka shkruar Diton Kuka, në profilin e tij në Facebook.

Curri ishte 20 vjeç kur i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk kishte menduar fare për fatin e tij personal.

“Atë ditë që ju kam bashkangjitë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tanë natën nuk kam flejtë prej gëzimi. Nuk kam mendu shumë për shpi. Më ka rreh zemra në luftë. Me ka rreh zemra në uniformë.

Nashta s’un e përshkruj kurrë në jetë atë ndjenjë që e kam veshë uniformën e UÇK-së. U kanë liri  për neve ajo. Pa ushtri nuk ka liri”, thotë ai.

Curri ka treguar momente të rënda kur gjatë luftës i ishin vrarë gjashtë bashkëluftëtarë, si dhe momentin prekës kur i kishte takuar prindërit e tij ditën kur kishte përfunduar lufta dhe ishte çliruar vendi.

Më poshtë, mund ta shikoni videon e plotë. /Insajderi.com

blob:https://www.facebook.com/5fa7eeae-9fd2-4721-a638-c7e47f40e756