Driton Selmanaj i bërtet Sejdi Hoxhës

Driton Selmanaj i bërtet Sejdi Hoxhës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, gjatë mbledhjes së Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike, e cila dështoi në mungesë të kourumit, e ka çortuar kryeshefin e Postës, Sejdi Hoxhën.

Në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni, Driton Selmanaj tha se raportet e auditorit është dashur të shqyrtohen pasi që kanë qenë shumë negative.

“Shumë çështje të rëndësishme si Posta dhe Telekomi e ujësjellësi e për të cilat kemi çka diskutojmë pasi raporti i auditimit është më se negativ por në mungesë kuorumi ne jemi të detyruar ta mbyllim mbledhjen”, tha Selmanaj.

Për deklaratën e Selmanajt që raporti i auditimit është tejet negativ kryeshefi i Postës, Sejdi Hoxha i tha Selmanajt që mos të paragjykojë raportet para shqyrtimit.

“Desha me i thënë kryetarit që mos me paragjykuar pasi nuk u diskutuar raporti”, tha Hoxha.

Selmanaj i tha atij se në komision vendos vetë.

“Këtu nuk je në postë, këtu unë vendosi kujt me ia japë fjalën kujt jo, shihemi të premten”, tha Selmanaj.

Mbledhja e komisionit është shtyrë për të premten në orën 10:00.