Driton Selmanaj ishte valltar te ansambli “Shota”

Driton Selmanaj ishte valltar te ansambli “Shota”

Deputeti i LDK-së dhe ish-analisti politik, Driton Selmanaj, del të jetë më shumë se kaq. Selmanaj, i cili në LDK hyri nga dera e analistit, një kohë është marrë edhe me aktivitete kulturore.

Dritoni i cili vjen nga Suhareka, del të ketë qenë edhe valltar profesionist.

Lajmi.net merr vesh se ai ka qenë pjesë e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Po ashtu Lajmi.net ka siguruar edhe fotografi ku Selmanaj shihet duke vallëzuar.

Selmanajt në vitin 2014 i ishte ndarë edhe mirënjohje nga “Shota”.