Driton Selmanaj: Malisheva nuk është pronë e asnjë politikani, të ndihmohet në këtë situatë të rëndë

Driton Selmanaj: Malisheva nuk është pronë e asnjë politikani, të ndihmohet në këtë situatë të rëndë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se duhet që t’i ndihmojnë komunës së Malishevës.

Selmanaj ka shkruar në Facebook se Malisheva nuk është pronë e asnjë subjekti politik e aq më pak e ndonjë individi apo politikani.

“Malisheva nuk është pronë e asnjë subjekti politik e aq më pak e ndonjë individi apo politikani. Ajo është e qytetarëve të saj, është e Kosovës sonë në tërësi”, ka shkruar Selmanaj.

Sipas Selmanaj institucionet me kapacitetin e tyre të plotë duhet të vihen në shërbim që ta ndihmojnë Malishevën për ta përballuar këtë situatë kaq të rëndë.

“Zërat me diskurs primitiv dhe provincial duhet izolohen”, tha Selmanaj.