
Driton Selmanaj është propozuar për kandidat të mundshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, ka thënë sot nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.
Në një intervistë për Express, Haziri ka thënë se dy emra janë propozuar brenda degës së LDK-së në Prizren, sa i përket të nominuarit të kësaj partie për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
“Në Prizren i kemi dy kandidatura, që janë pjesë e propozimeve në Prizren: janë Hatim Bashaku dhe Driton Selmanajm; në çdo komunë ka më shumë se një propozim. Besojmë që propozimet e LDK-së të jenë më të mirat më të pranueshmet dhe nominime që garantojnë sukses”, ka deklaruar Haziri.
Kryetar aktual i Komunës së Prizrenit është Ramadan Muja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com