
Asistenti i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës Driton Vela, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.
Vetëvendosja ka njoftuar se pasi që Vela ka aderuar, partia është edhe me e fortë dhe e përgatitur.
Driton Vela vitin e kaluar fitoi çmimin “Shkencëtari i Vitit”. Po ashtu asistenti Vela ka botuar librin në fushën e mjekësisë ”Fiziologjia e Sistemit Kardiovaskular”, thuhet në njoftimin e bërë nga Vetëvendosja.
“Vetëvendosje janë shumë të gëzuar që do ta bëjnë së bashku me Driton Velën rrugën e mbetur për ndryshimin e domosdoshëm të vendi”./ Insajderi.com