Droga nga Shqipëria me destinacion Prishtinën

Droga nga Shqipëria me destinacion Prishtinën

Operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës vë në pranga tre persona të dyshuar dhe konfiskohen armë, municione, drogë, telefona, automjete, pajisje të ndryshme dhe para.

Policia e Kosovës njofton se në përpjekje për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, në veçanti luftimin e trafikimit me narkotikë, me datën 29.03.2018, gjatë implementimit të planit operativ “Stop drogave nëpër shkolla”, njësitet e antidrogës së PK-së, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe operacionale, në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë kanë arrestuar tre (3) persona të dyshuar:  (B. L., A. G. dhe A. G.) të përfshirë në veprat penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Policia njofton se gjatë operacionit përveç sasisë së konfiskuar prej 8 kg e 525gr të substancës së dyshuar të llojit marihuanë, me urdhër të prokurorit kompetent është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit (B. L.), në Prishtinë, me ç’rast janë konfiskuar edhe dëshmi tjera relevante, si: revole ngjyrë e zezë model Zoraki MO2 914-B me një karikator dhe 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm, revole ngjyrë e zezë model M-906 –B pa karikator dhe pa fishek, revole e llojit Ekol Special ngjyrë e zezë me një karikator dhe 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 27 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një sprej OC me mbishkrim NATO ngjyrë e gjelbër, 4 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme me narkotikë të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 312.5 gramë, një ambalazh plastik mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar si narkotikë të llojit kokainë me peshë të përgjithshme prej 98.7 gramë me mbështjellës, një peshore digjitale ngjyrë e zezë model SCALE dhe  350 qese të zbrazura plastike, për paketimin e substancës narkotike gjatë shpërndarjes si dhe një mulli që përdoret për bluarjen e narkotikëve.

“Nga personat e dyshuar janë konfiskuar dy veturat e përdoruara në rast, 4 telefona celularë dhe 690 euro para të gatshme”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Sipas policisë, bazuar në hetimet e realizuar prejardhja e substancës narkotike ishte nga Republika e Shqipërisë dhe për destinacion kishte Prishtinën.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, bëhet e ditur se të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse rasti i mbetet në kompetencë Njësitit Antidrogë të Prishtinës për hetim të mëtejmë.

Policia e Kosovës zotohet se mbetet fuqishëm e përkushtuar për luftimin e trafikimit me substanca narkotike dhe rikonfirmon se masa rigoroze do të zbatohen ndaj të gjithë personave të dyshuar të involvuar në veprime të tilla të kundërligjshme.

  • “Patriotët e Çmendur” të emisionit InDoks, shikojeni në këtë LINK

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

 

SONY DSC