“Dua roje me kallashnikovë e mjete të blinduara nga Rinasi në Tiranë”, Rama zbulon bisedën me zyrtarin e BE-së

“Dua roje me kallashnikovë e mjete të blinduara nga Rinasi në Tiranë”, Rama zbulon bisedën me zyrtarin e BE-së

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e 100 qendrave kombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka vënë theksin te mikpritja, si një vlerë e shqiptarëve, duke thënë se kjo është në fakt një vlerë e panegociueshme.

“Paragrafi ynë është që shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe të ftuarit, dhe nëse nuk vjen Zoti i ftuari është vetë Zoti. Kështu që ju jeni “Perëndi”, derisa të merrni avionin për të ikur”, ka thënë Rama.

Më tej, ai ka zbuluar bisedën me një person shumë të rëndësishëm nga një shtet anëtar i BE, i cili kishte kërkuar të shoqërohej me roje, që kanë kallashnikovë, dhe makina të blinduara, kur të dilte nga ambienti i VIP-ave, nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në kryeqytet.

Por, tha Rama, “Të nesërmen në mëngjes erdhi të më takonte dhe fjalia e parë që më tha ishte “Z. kryeministër dua t’iu kërkoj ndjesë, sepse kam udhëtuar në shumë vende dhe asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek kaq të madh nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë në të vërtetë. Është një vend krejt ndryshme nga ai që prisja”.

“Para pak kohësh, më erdhi një mesazh nga personi që është përgjegjës për pjesën ku kalojnë VIP-at në aeroportin e Rinasit dhe më tha “është një çështje e rëndësishme, duhet të flasim”. E kapa telefonin dhe dëgjova që do të vinte një person shumë i rëndësishëm nga një shtet anëtar i BE me shumë gazetarë dhe nuk pranonte të dilte nga ambienti i VIP-ave për të ardhur në Tiranë. Dhe thashë si ka mundësi. Përgjigja ishte: Ky person do që të shoqërohet me roje, që kanë armë të vërteta dhe që i gjithë shoqërimi të ketë makina të blinduara. I thashë: Shërbimi ynë është i blinduar”, tha Rama.

Biseda kishte vazhduar edhe më tej, kur ky zyrtar i kishte thënë se nuk do pistoleta, do kallashnikovë.

“Dhe i thashë: Nuk e ofrojmë këtë shërbim, le të kthehet nga ka ardhur. Dhe pas 45 minutash gjithë ai shërbim u arrit dhe personi erdhi në Tiranë. Të nesërmen në mëngjes erdhi të më takonte dhe fjalia e parë që më tha ishte “Z. kryeministër dua t’iu kërkoj ndjesë, sepse kam udhëtuar në shumë vende dhe asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek kaq të madh nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë në të vërtetë. Është një vend krejt ndryshme nga ai që prisja”, vazhdoi Rama.

“Që prej vitit 1991 e hapëm Shqipërinë, patë momente shumë të vështira, kriza shumë të thella, rëniet e skemave piramidale, vendi u dogj dhe mbetën mijëra viktima, por asnjëherë nuk u prek asnjë i huaj i vetëm. Paragrafi ynë është që shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe të ftuarit, dhe nëse nuk vjen Zoti i ftuari është vetë Zoti. Kështu që ju jeni “Perëndi”, derisa të merrni avionin për të ikur. E vetmja gjë që dëshiroj t’iu them kujdes me celularin, në faturat e telefonisë”, tha Rama.