Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se aktualisht nuk ka vullnet nga ana e lidershipit në Bosnje dhe Hercegovinë për të njohur shtetin e Kosovës, njofton Insajderi.
Balje tha se ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, por që kanë rezultuar pa sukses.
“Kam provuar me hapë një zyre ndërlidhëse në mes të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës, për këtë kam pasur edhe përkrahjen nga kryeministri i Kosovës. I kam dërguar një letër presidencës në Bosnje, por ata nuk kanë pranuar. Ne kemi vullnet për bashkëpunim me Bosnjen, por ata kanë probleme me politikën atje, dhe mendoj se ne jemi gati, por ata jo”, tha ajo në emisionin “Tête-à-tête me Adelinen”.
“Për ne është shumë e rëndësishme përkrahja e Bosnjës. Ata kanë me refuzuar disa here, por ne do të provojmë sërish”, përfundoi Duda Balje./Insajderi.com