Duda Balje deklarohet pas kalimit në Grupin Parlamentar të Nismës Socialdemokrate

Duda Balje deklarohet pas kalimit në Grupin Parlamentar të Nismës Socialdemokrate

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit joshumicë, Duda Balje, ka folur për herë të parë pas kalimit në Grupin Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Balje ka njoftuar se bashkë me tre kolegët e saj kanë vendosur ta ruajnë emrin e grupit të tyre dhe të krijojmë një koalicion me grupin Nisma dhe AKR.

“Të katërt kemi marrë vendimin për të ruajtur emrin e grupit tonë dhe për të formuar një koalicion me grupin Nisma dhe AKR. Ne do të vazhdojmë të punojmë siç kemi bërë për të mbrojtur interesat e komuniteteve tona”, ka shkruar ndër të tjera deputetja Balje.

Përveç Duda Baljes, edhe deputetët Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli i  janë bashkuar sot Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate-AKR, i cili do të quhet “Nisma-AKR-6+”./Insajderi.com