“Lufta e Kosovës për liri, rreth 15.000 të vrarë, mbi 20.000 femra të dhunuara, mijëra invalidë, veteranë e dëshmorë duhet të kenë vendin meritor në kuadër të ligjeve të Republikës së Kosovës”.
Deputetja kosovare e komuniteti boshnjak ka thënë se nuk e ka asnjë dyshim dhe asnjë lloj rezerve kur vije puna tek ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.
Balje ka pohuar se është në përkrahje të “pa rezervë” për këtë ligj.
“Sot, unë si deputete e komunitetit boshnjak dhe kryetare e partisë SDU ( Unioni Socialdemokrat) pa rezervë do të përkrahi ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së”, shkruan deputetja në Facebook.
“Lufta e Kosovës për liri, rreth 15.000 të vrarë, mbi 20.000 femra të dhunuara, mijëra invalidë, veteranë e dëshmorë duhet të kenë vendin meritor në kuadër të ligjeve të Republikës së Kosovës”.
Nëse edhe ditëve të sotme kemi dilema për vrasjet, dhunimet, tragjeditë që kanë shkaktuar luftërat në hapësirat tona atëherë nuk po e quajmë me emër të djeshmen tonë”.
“Gjithmonë dhe përjetësisht me viktimat e pafajshme”, përfundon postimi i deputetes në Facebook.
Kuvendi sot mbanë seancë ku pritet të votohet për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës – nismë që është kundërshtuar jo pak nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë./Insajderi.com