Duda Balje i përvishet punës – shtron kubëzat me bashkëvendësit e saj

Duda Balje i përvishet punës – shtron kubëzat me bashkëvendësit e saj

Deputetja Duda Balje në fundjavë ka vendosur të bëjë një punë më ndryshe se zakonisht.

Ajo ka shkuar në fshatrat e komunitet boshnjak në Prizren për t’iu ndihmuar në shtrimin e kubëzave bashkëvendësve të saj.

E veshur në sportive, deputetja boshnjake nuk hezitoi që t’i vendosë dorezat dhe t’ia fillojë punë.

“E nderuar që po marr pjesë në projektet infrastrukturore. Sot ne kemi vizituar punimet në fshatin Lubizhdë, Mushnikovë dhe Gornjasellë. Pashë fytyra të kënqura, miq dhe mikesha. Në ditët e ardhshme do të fillojnë punimet në fshatra të tjerë”, shkroi Balje në Facebook.