Duda Balje kërkon që Kosova të hap Zyrën Ndërlidhëse në Sarajevë

Duda Balje kërkon që Kosova të hap Zyrën Ndërlidhëse në Sarajevë

Deputetja boshnajke në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të hapin Zyrë Ndërlidhëse të Kosovës në Bosnje e Hercegovinë, transmeton Insajderi.

Balje ka publikuar disa dokumente, ku bëhet e ditur se kërkesa është dërguar në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në këtë kërkesë, thuhet se hapja e një misioni të posaçëm, të tipit Zyrë Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Sarajevë, do të ndihmonte në zgjidhjen e shumë problemeve, e njëkohësisht do të mund të shërbente edhe në përafrimin politik midis dy shteteve sovrane dhe do ta rriste bashkëpunimin ndërshtetëror e rajonal.

”Jemi të vetëdijshëm se mosnjohja e shtetësisë së Republikës së Kosovë nga ana e autoriteteve të Bosnjë e Hercegovinës ështe problem politik dhe i formës së funksionimit dhe vendimarrjes institucionale atje, mirëpo kjo nuk duhet të jetë barierë e pakalueshme tash e 20 vjet. Ne kemi shembullin më të mirë të bashkëpunimit me shtetin e Greqisë, që edhe pse nuk nuk e njeh zyrtarisht shtetësinë e Kosovës, kanë hapur një Zyrë Ndërlidhëse në Prishtinë, që ka ndihmuar në përmirësimin e raporteve midis dy vendeve, si dhe ka zgjidhur problemin e dokumenteve të identifikimit dhe lëvizjes së lirë së qytetarve të të dy vendeve”, thuhet ndër të tjera. /Insajderi.com