Duda Balje: Lista Serbe synon të marrë 2/3 në Kuvend

Duda Balje: Lista Serbe synon të marrë 2/3 në Kuvend

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje, tha se Lista Serbe synon t’i marrë 2/3 e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se kjo është e rrezikshme për vendin, transmeton Insajderi.

“Kjo gjë është e rrezikshme pasi nëse mund të mbërrijnë 2/3-tat, atëherë disa ligje të fuqishme nuk mundesh me i votu me Kushtetutë.

Mendoj se ky plan është duke u realizuar dhe kjo për ta është e lehtë pasi pas zgjedhjeve kanë pasur 10 mijë vota shtesë dhe nëse prap ndodh e njëjta ata mund të shpërndajnë shumë lehtë ato 10 mijë vota në iniciativa që vetë kanë formuar dhe të realizojnë planin e tyre”, tha Balje.

Balje në Sytë 7 në Klan Kosova foli edhe rreth problemeve që kanë me Listën Serbe rreth përfaqësimit të minoriteteve brenda Kuvendit të Kosovës.

“Lista serbe donë vota për vete, por kanë vendin e rezervuar dhe deri tash nuk kanë pasur konkurrencë e për këtë për ta ka qenë e lehtë të fitojnë 10 vende brenda Kuvendit. Pas deklarimit të ish-ministrit Rakiq ne kemi nis të dyshojmë se ata janë të interesuar edhe për më shumë ulëse”.

Ndërsa, lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, ajo tha se janë gati për t’iu futur kësaj gare.

“Gati jemi për zgjedhje, kemi bërë punë edhe për logjistikë edhe listën e kemi gati – sot po presim shortin për renditjen dhe të fillojmë fushatën”./Insajderi.com