
Lidhja Demokratike e Kosovës, konkretisht kandidati për kryeministër nga ajo parti, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot sloganin zyrtar të partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.
“Shteti. Shtet” është slogani i LDK-së në këto zgjedhje.
Bashkë me sloganin, Hoti ka prezantuar edhe vizionin e LDK-së.
Mirëpo me sloganin e tyre është tallur deputetja Duda Balje, e cila e ka modifikuar me emrin e saj.
“Duda. Dudë”, ka shkruar ajo në Facebook./Insajderi.com