Dugolli: Jemi në këtë situatë për shkak të marifeteve të Serbisë

Dugolli: Jemi në këtë situatë për shkak të marifeteve të Serbisë

Ajo çfarë po ndodhë sot me aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është pasojë e marifeteve që Serbia i ka bërë në të kaluar dhe vazhdon t’i bëjë ende, ka thënë Bujar Dugolli, dekani i Fakultetit Filozofik, njofton Insajderi.

Sipas Dugollit, derisa Kosova ishte në një gjendje pothuajse kaosi në kohën e fill pasluftës dhe e pa konsoliduar, Serbia shfrytëzoi rastin për të falsifikuar prova se kinse Ushtria Çlirimtare ka kryer ndonjë krim në civilë.

“Serbia ka montuar procese, por edhe ka falsifikuar prova edhe gjatë luftës edhe pas luftës çlirimtare. Gjendja kaotike është shfrytëzuar nga Serbia për të montuar procese dhe shkaktuar sa me shumë probleme”, ka deklaruar Dugolli në një intervistë për Klan Kosovën.

“Këto marifete ata kanë ditur t’i bëjnë në vazhdimësi dhe ne jemi në këtë situatë ku jemi sot”./Insajderi.com