Duhanpirja në shkolla dhe ndikimi në shoqëri

Duhanpirja në shkolla dhe ndikimi në shoqëri

Është kthyer në normalitet që fëmijët të tymosin duhan. Madje, të mos pengohen nga askush teksa tymosin nëpër rrugë, pranë objekteve shkollore, dhe brenda tyre, sidomos nëpër tualete, teksa ndërmjet orëve gjatë pushimeve të shkurtra ikin dhe futen nëpër korridoret e komplekseve banesore aty afër për të tymosur duhan.

Sipas Agjencisë së Statistikave, përqindja e personave të moshës 15-49 vjeçare që kanë tymosur një cigare të plotë para moshës 15 vjeçare përfshin femra 4.9 për qind dhe meshkuj 29.1 për qind.

Çlirim Gërbeshi, nxënës në vitin e dytë në shkollën e mesme “Shtjefën Gjeçovi”, thotë se pirja e duhanit fillon rreth moshës 15 vjeçare, por tek disa edhe më herët.

“Kjo sepse një i ri 14 ose 15 vjeç i cili e ka një shok të moshës 17 ose 18 vjeç mund të ndikohet prej tij dhe të fillojë pirjen e duhanit, drogës e alkoolit”, tregon ai, shkruna Zëri.

Gërbeshi thotë se duhani pihet shumë edhe brenda shkollës.

“Më së shumti pihet duhani nëpër tualete, por ka raste edhe në korridor të shkollës, e mos të flasim për oborrin në të cilin pihet në masë të madhe”, rrëfen ai.