“Duhet të nënshkruhet marrëveshja X” – Haradinaj tregon pse është kundër reciprocitetit

“Duhet të nënshkruhet marrëveshja X” – Haradinaj tregon pse është kundër reciprocitetit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka tregon pse është kundër reciprocitetit dhe pro taksës prej 100 përqind, të cilën e ka vendosur sa ishte kryeministër.

Në një intervistë për televizionin T7, Haradinaj ka thënë se kjo çështje është problem dhe për të arritur tek një reciprocitet duhet të bëhen marrëveshje të veçanta.

“Është problem kjo çështje, por taksa është vendim ndaj Serbisë. Të shohim çka po na jep ky reciprocitet, taksa është dënim është veprim i një anshëm, duhet me nënshkruar X marrëveshje. Ka plotë shembuj të reciprocitet por duhet të bëhet me vende që janë njoft”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj kishte marr vendim në nëntor të vitit 2018 që t’i vendoset taksë prej 100 përqind mallrave të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ndërsa këtë vendim ndërkombëtarët janë duke kërkuar ta heqin që t’i hapur rrugë procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Për heqjen e taksës është deklaruar pro edhe kryeministri, Albin Kurti. /Insajderi.com