“Duhet të tmerrohemi se si Edi Rama vazhdon ta fyej, poshtërojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar”

“Duhet të tmerrohemi se si Edi Rama vazhdon ta fyej, poshtërojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar”

Zyrtari i lartë AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se në Kosovë nuk duhet të çuditen me “sharlatanizmin” e kryeministrit të Shqipërisë, e as afërsinë e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Nitaj ka shkruar në Facebook se nuk duhet të mërzitet Kosova pse Rama ofendon politikanët e saj e as kur, sipas zyrtarit të AAK-së, kryeministri i Shqipërisë të bëjë aleanca me Serbinë dhe Vuçiqin.

“Ne në Kosovë nuk kemi pse çuditemi me sharlatanizmin e Edi Ramës që vishet si Hamid Karzaji e shkon në Londër me patika “adidass”! Ne s’kemi pse habitemi edhe kur ai i fyen politikanët në Kosovë e u thot edhe gënjeshtarë! Ne s’kemi pse merzitemi kur ai krijon aleanca me Vuçiqin e Serbinë, e cila hala i përligj masakrat e pushtetit të Millosheviqit në Kosovë, (u tha se ai gjatë kohës se këtyre masakrave paskësh qenë në Paris) sepse alenca të tilla kemi mbijetuar edhe më parë!”, thotë ai ndër të tjera.

Por, sipas Muharrem Nitajt, kosovarët duhet të tmerrohen se si Rama po provon të nënshtrojë popullin shqiptar.

Por ne në Kosovë duhet të tmerrohemi se si Edi Rama vazhdon ta fyej e ta poshtërojë, ta luftojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar, që është ndër më të panënshtrueshmit në tokë, e ai hala e duron!”, ka shkruar Nitaj në Facebook./ Insajderi.com