Një person derisa ishte duke manovruar me një armë zjarri aksidentalisht ka qëlluar vetën në këmbë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti kishte ndodhur derisa i dyshuari ishte në sigurim në objektin e fermës, raporton Insajderi.
Rasti ka ndodhur rreth orës gjashtë të mëngjesit në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, në qytetin e Gjilanit.
Pas rastit i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pistoleta e kalibrit 6.75 mm dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.