Një zyrtar policor është goditur në dorë nga një automjet, derisa ishte duke shkuar në punë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Babimofc të Obiliqit, ku thuhet se i dyshuari ishte duke e drejtuar veturën me targa të Serbisë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, tutje bëhet e ditur se si pasojë e goditjes me veturë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa të Serbisë e kishte goditë në dorë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor, i cili kishte qenë duke shkuar në punë. Si pasoj e goditjes me veturë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com/