Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga projekti për Teatri e Operës dhe Baletit. Mosrealizimin e projektit për këtë teatër, ajo e ka quajtur të pafalshëm.
“Është e pafalshme për 20 vjet që ne mos ta kemi teatrin e operës dhe baletit. Në 2004 në asamblenë e kuvendit komunal është aprovuar hapësira tek fakulteti teknik. Tash MKRS në buxhet e ka për shumë vite secili mandat që vjen, është në buxhet. Nëse një projekt është me vite në buxhet dhe gjithmonë të krijoj probleme cila politikë e mer pushtetin, është e pafalshme. Është e pafalshme pse nuk e ngritin zërin komuniteti kulturor”, tha ajo.
Dumoshi tha se është synuar të tjetërsohet hapësira ku është menduar të jetë teatri, porse sipas saj, ajo hapësirë është në pronësi të ministrisë.
“Kur kam ardhur si ministre, kam kërkuar historikun nga komuna e Prishtinës, është synuar të tjetërsohet pjesa e hapësirës, kam kërkuar të gjitha dokumentet dhe ende është pronë e MKRS-së. Është paraparë projekti i fizibilitetit, tash është në rivlerësim. Në mbledhjen e kuvendit të komunës së Prishtinës ka qenë pikë që të ridestinohet parcela. Nuk mundet të ridestinohet. Ne nuk do heqim dorë prej këtij projekti. Do vlerësohet projekti dhe do konkurrojmë për lejen e punës”, tha ajo./Insajderi.com