Duraku fton infermierët që t’i bashkëngjiten grevës së urisë para ShSKUK-së

Duraku fton infermierët që t’i bashkëngjiten grevës së urisë para ShSKUK-së

Sekretari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku, ka më shumë se dy javë që ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrealizimit të kërkesave të infermierëve për rritje të pagës nga ana e Qeverisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Atij së fundmi i është përkeqësuar edhe gjendja shëndetësore, andaj edhe është shtrirë në Klinikën Emergjente për trajtim të mëtejshëm.

Duraku i ka pyetur sot infermierët tjerë nëse do t’i bashkëngjiten edhe ata grevës, duke thënë se kësaj here do ta mbajnë ata para Shërbimit Spitalor Klinikë e Universitar të Kosovës.

Këtë kërkesë ndaj infermierëve, Duraku ua bëri me anë të një postimi në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

2195 infermier në QKUK !

Herën e parë mbeta vetëm !

Kush me bashkangjitet në Grevë Urie dhe etje ?

A ka asi trima, guxim dhe te vendosun që me i realizu kërkesat :

  1. Rritja e pagesës së natës
  2. Pagesa e orëve shtesë dhe vikendeve
  3. Pagesa e rrezikshmërisë në punë

Kësaj here para SHSKUK-së, batanijet i organizoj une.

Jo like postimit por PO ose JO .

Enlirat K. Duraku

Infermier COVID…. /Insajderi.com