Durguti: Agron Demi është 100% militant partiak i VV-së

Durguti: Agron Demi është 100% militant partiak i VV-së

Gazetari i RTK-së dhe autor i emisioneve, Fisnik Durguti, ka reaguar pas deklarimeve se RTK duhet mbyllur. Ai përmes Facebook ka thënë se Agron Demi, pjesëtar nga shoqëria civile është militant i Lëvizjes Vetëvendosje.

Durguti ka deklaruar se kjo është hera e dytë që bëhet thirrje për mbylljen e Radio Televizionit të Kosovës. Perfaqësuesi i GAP-it Agron Demi për të dytën herë bënë thirrje për mbylljen e RTK-së.

“Kjo tregon se si një pjestar i shoqërisë civile, 100% është militant partiak. Ky edhe mundë të jetë por njerzit bari nuk hanë dhe e dijnë, e mos u fsheh pas shoqerise civile. Tash e 20 vjet jane te ozurpuara pronat publike te Radio Kosoves, nga partneri i tij, Kohavizioni, a mundë të më tregoj dikush a e ka thënë ndonje fjalë për këtë çështje?”, ka shkruar ai në Facebook.