
Artan Abrashi, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas refuzimit të dytë që lideri i tij ia ka bërë presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abrashi e ka porositur presidentin të ketë durim, duke thënë se Thaçi është fans i Albin Kurtit.
“As fansi me i madh i Albinit nuk ka kerkuar takim dy here brenda dites. Durim z.President”, ka shkruar Abrashi.
Kurti është ftuar dy herë nga presidenti Thaçi, për të shkuar tek ai për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, njëherë në orën 13:30 dhe herën e dytë në ora 20:00.
Për këto ftesa, Thaçi është refuzuar dy herë nga Albin Kurti. /Insajderi.com