Zv-ministri i Infrastrukturës dorëzon në Prokurorinë Speciale një kontratë të dyshimtë “për aferë korruptive”

Zv-ministri i Infrastrukturës dorëzon në Prokurorinë Speciale një kontratë të dyshimtë “për aferë korruptive”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kontratë ku dyshohet të ketë “aferë korruptive”.

Bëhët fjalë për kontratën “Mirëmbajtja e urave në rrugët nacionale dhe regjionale të Kosovës për vitin 2017”.

Sipas Durmishit, kjo kontratë ishte paraparë të kishte vlerën 500 mijë euro, por në fund kishte përfunduar 5 milion e 300 mijë euro.

Behët fjalë për kohën gjatë së cilës Pal Lekaj ishte ministër i Infrastrukturës.

“Ky është vetëm një rast, ka dhe raste të tjera të ngjashme e të cilat jemi duke i analizuar dhe për secilin prej tyre do ti njoftojmë organet kompetente të shtetit tone”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com