
InDoks, ka zhvilluar intervista të shumta me politolog dh njohës tëmarrëdhënieve Kosovë Serbi, në kuadër të dokumentarit për idenë e Thaçit për korrigjim të kufirit.
Nga të gjithë këta politolog, një ide e tillëështë e pamundur.
DushanJaniq, një nga politologët më të njohur të kohës në Serbi dhe një njohës i shkëlqyer i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, J thotë se Serbia më parë e njeh Pavarësinë e Kosovës sesa pranon tërheqjen e investimeve miliardëshe të Kinës në Serbi.
Sidomos për autostradën e hekurudhës që kalon nëpër vendbanimet e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, drejt Maqedonisë e më pas Greqisë.
Kësisoj ai është i bindur se korrigjimi i kufirit nuk do të përfshijë Luginën. E kësisoj ideja e Thaçit nuk do të realizohet kurrë.
“Jo, Presheva kurrë nuk ka qenë në Kosovë, asnjëherë, me Preshevën është një problem tjetër. Ka qenë alarmim të agjencive kineze dhe britanike kundër idesë së Thaçit, Vuçiqit dhe Ramës, të cilët e hapën hartën dhe thanë se hekurudha do të jetë vija kufitare, por aty është korridori në të cilin ka investuar Kina, korridori nuk do të thotë vetëm autostrada, njerëzit nuk kuptojnë, korridori është i përbërë nga autostrada dhe hekurudha, dhe askush nuk do të ketë stacione të reja, shërbime të reja doganore, ndalesa të reja në atë rrugë. Kjo është përmendur dje nga kinezët në Beograd “Ju lutem ndaloni me këtë, ne nuk kemi investuar në Kosovë, ne investuam në Serbi, nëse e doni këtë hekurudhë Budapest –Selanik duhet ta keni nën kontroll Preshevën, sidoqoftë Presheva është më tepër një lojë e brendshme shqiptare në lidhje me idenë Iliria, Dardania.. ju e dini këtë më mirë se unë, por kjo është kohë modern”. Ka thënëJaniq në intervistën për InDoks.
Më poshtë gjeni dokumentarin e plotë nga InDoks:
InDoks | Mallkimi kinez për Thaçin
InDoks | Mallkimi kinez për ThaçinIdeja për korrigjim kufijsh e presidentit Hashim Thaçi shkaktoi përçarje në #Kosovë, por cila është e vërteta e kësaj inicative?Ekipi i #InDoks që ka udhëtuar në Luginën e Preshevës dhe Beograd, si dhe ka zhvilluar një hulutmtim edhe në Kosovë. Si e presin këtë ide në këto tri vende?Pse në Beograd ideja patriotike e populliste e Thaçit has në gozhdë të madhe?Pse doli Kina kundër " ëndrrës" së Thaçit"?A mundet presidenti t'i mund investimet miliardshe kineze pikërisht në autostradën që kalon mes Luginës së Preshevës?Ndiqeni këtë të sonte në RTV Dukagjini dhe #LIVE në faqen e Gazetës Insajderi në #Facebook . Indoks me autor Visar Duriqi.
Posted by Insajderi on Sunday, 28 October 2018
/Insajderi/