Dy aksidente me fatalitet brenda 10 minutave në Malishevë

Dy aksidente me fatalitet brenda 10 minutave në Malishevë

Dy askidente trafiku me fatalitet janë shënuar brenda një dite në vend.

Në njërin nga ta mbeti i vdekur një fëmijë katër vjeçar, i cili po e drejtonte biçiklëtën derisa u godit nga vetura në fshatin Carralluk të Malishevës.

“Viktima nga plagët e marra ndërron jetë në QKMF-Malishevë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës ,me kërkesën e familjarëve është liruar për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, aksidenti tjetër që rezultoi me një person të vdekur ndodhi po në të njëjtën kohë në një fshat tjetër të kësaj komune, në Stapanicë.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia godet 4 vetura dhe një kamion të gjitha me targa vendore. Si pasojë e aksidentit i dyshuari ka ndërruar jetë ndërsa lëndime të lehta trupor kanë pësuar edhe nëntë viktima (shtatë femra dhe dy meshkuj) kosovarë të cilëve u është ofruar tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Kijevë e më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin tjetër të policisë. /Insajderi.com