Dy aksidente me fatalitet brenda një dite në Kosovë

Dy aksidente me fatalitet brenda një dite në Kosovë

Dy aksidente trafiku kanë përfunduar me fatalitet brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Njëri nga këto aksidente ka ndodhur në fshatin Bushincë të Novobërdës, ku i dyshuari derisa ishte duke drejtuar traktorin e tij, e ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Vdekjen e pasagjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa ngasësi i traktorit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Lokale, Bushincë-Carevc, Novo Bërdë, 03.06.2021-19:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurës ka pësuar pasagjeri  mashkull kosovar, vdekjen  e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari është dërguar në  QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tjetri aksident që ka përfunduar me vdekjen e një personi, ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Hadonoc të Kamenicë.

Siç raporton Policia e Kosovës, i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet  se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge në një mur.

Si pasojë lëndime vdekje prurës ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Hadonoc, Kamenicë, 03.06.2021-22:15.Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet  se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge në një muri. Si pasojë lëndime vdekje prurës ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.com