
Dy aksidente në të njëjtën rrugë dhe në një afërsi prej rreth 200 metrave kanë ndodhur sot në Bulevardin Bill Clinton Prishtinë.
Në hyrje të Prishtinës, tek rrethi i stacionit të autobusëve, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy vetura.
Ndërkaq, një aksident tjetër ka ndodhur në po të njëjtën rrugë, Bulevardin Bil Clinton, disa qindra metra më në brendësi të qytetit.
Insajderi ka siguruar një video të inçizuar nga qytetarët nëpër Bulevardin Bill Clinton.
Në vendet e ngjarjeve kanë dalur edhe njësite nga Policia e Kosovës. /Insajderi.com