Dy burra sulmojnë fizikisht një grua në Gjilan

Dy burra sulmojnë fizikisht një grua në Gjilan

Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi kishin sulmuar fizikisht një femër të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit e sulmit fizik janë intervistuar dhe më pastaj janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës në raportin shtesë ka thënë se gjatë kontrollit në dy shtëpitë e tyre dhe objektet përcjellëse nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Insajderi.com/