Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar çështjen e stolisjes së shesheve të Prishtinës më flamujt kombëtar në prag të 28 nëntorit, njofton Insajderi.
Ky reagim i Ahmetit erdhi pasi asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi, tha se do të vendosin vet flamujt nëse nuk e bën këtë Komuna e Prishtinës.
“Nëse Komuna e Prishtinës deri nesër nuk fillon stolisjen e qytetit me flamujt kombëtar, një gjë të tillë do ta bëjm vet, bashkë si qytetarë”, ka shkruar Azemi në Facebook.
Më pas ka ardhur reagimi i të parit të Prishtinës i cili tha se në festa kombëtare/nacionale, qeveria ka këtë përgjegjësi, ajo që mund të bëjë komuna sipas tij është t’i ndihmojë Qeverisë në rast se kjo e fundit i kërkon.
“Në festa kombëtare/nacionale, qeveria e cila ka përgjegjësinë (më saktësisht protokolli i shtetit) kërkon ose ndihmën nga komuna ose kërkon që komuna që ti vendos flamujt. Deri dje nuk ka ardh kërkesë edhe pse sot thanë që gjatë ditës e kërkojnë”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com