Dy ditët e fundit problematike për Kosovën

111 raste me Covid-19 janë regjistruar brenda dy ditëve në Kosovë për dallim nga javat e kaluara ku rastet me Covid-19 nuk ekzistonin fare brenda një dite të caktuar.

Dy ditët e fundit problematike për Kosovën

Kosova me 1 Qershori hyri në fazën e tretë të masave lehtësuese pasi me 4 maj kishte filluar fazën parë me disa lehtësime minimale për dallim nga faze e mëhershme ku zbatoheshin udhëzime strikte deri në kufizim të lirisë së lëvizjes.

Gjatë muajit maj ka pasur ditë ku Kosova nuk ka shënuar asnjë rast me Covid-19, ishin shëruar shumë persona të infektuar. Por, java e fundit e sidomos dy ditët e fundit janë kritike për Kosovën.

111 raste janë regjistruar me Covid-19 gjatë dy ditëve të fundit, për të ngritur një alarm në nivel institucional e ide që mund të rikthehen masat rigoroze të izolimit.

Dje, Policia e Kosovës bashkë me inspektorët kanë vendosur të dalin në teren për të kontrolluar bizneset sesa po i përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar për Shëndet Publik.

Pandemia ka ndryshuar prekur shumë sektorë duke përkeqësuar gjendjen ekonomike në vend. /insajderi/