Zafir Berisha, koordinator Nacional për Siguri Kibernetike ka deklaruar se dy faqe të Qeverisë së Kosovës janë hakuar për dy deri në tre minuta nga hakerët serb, njofton Insajderi.
Në emisionin Frontal në T7, Berisha ka thënë se është hakuar faqja e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe një faqe për lejet e bizneseve.
“Ishte një tendencë që ka ndodhur një sulm në disa faqe nga Serbia dhe shumë shpejtë personat përgjegjës kanë marrë masa dhe e kanë evituar këtë ndërhyrje. Ka pasur një ndërhyrje dy tre minutëshe në dy faqe të Qeverisë. Në faqen AME dhe një faqe ku jepen lejet për biznese. Organet e ndjekjes janë duke u marrë me këtë rast”, tha ai.
Berisha në fund ka thënë se nga këto faqe nuk është arritur të merret ndonjë e dhënë dhe se rasti po hetohet./Insajderi.com