
Dy femrat që vdiqën në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Prishtinë – Ferizaj, janë punëtore të bankës TEB.
Ato po ktheheshin nga ndeja e punës e organizuar për fundvit që u mbajt mbrëmë në periferi të kryeqytetit.
Policia ka dhënë inicialet e viktimave bëhet fjalë për L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti, ka thënë për Insajderin se makina e tipit “Passat” ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.
“Rreth orës 02:00 ne rrugën Prishtine -Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Ne ketë aksident ka qene i përfshirë nje automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Lëndime të renda trupore kane marrë kater persona ngasesi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjeret nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe në vendngjarje kane ndërruar jetë”.
“Vdekjen e viktimave: L.S (femer) 23 vjeç dh K.H ( femer ) 31 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vend gjarje, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter janë dërguar në QKUK. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, njofton Ahmeti.