
Dy foshnja të sapolindura në Pejë kanë rezultuar pozitive me Coronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, i cili ka thënë se të dy foshnjat janë sjellë në jetë të enjten.
“Dy foshnja që kanë lindur gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, bashkë me nënat janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Sahiti për Klan Kosovën.