
Dy shtetase franceze janë konvertuar në fenë islame të hënën në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan, ka njoftuar Hoxhë Nazim Ramadani.
Në Facebook, ai ka shkruar se kjo ishte mjaft emocionuese.
“Sot në xhamin tonë në fshatin Strellc i Epërm-Deçan pas namazit të drekës me dëshirë dhe vullnet pranuan Islamin dy motra franceze”.
“Coralie e cila mori emrin Merjem, si dhe motra e saj Amelie e cila mori emrin Sara. I njoftova me islamin pothuajse 2 orë, Elhamdulilah, ishte mjaft emocionuese”, ka shkruar Ramadani.
Ndryshe, Franca është shtet i fuqishëm në Evropë, ku myslimanë janë më pak se 10 për qind./Insajderi.com