Dy gra lëndohen gjatë përleshjes së tre burrave

Dy gra lëndohen gjatë përleshjes së tre burrave

Dy gra janë lënduar në Gjakovë teksa kanë ndërhyrë për të ndalur një përleshje mes tre personave të gjinisë mashkullore.

Rasti ka ndodhur në rr. “Petro Nini Luarasi”, në Gjakovë, dje  rreth orës 18:20.

Policia njofton për arrestimin e tre burrave që,  pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht mes vete.

Viktima kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër te prokurorit tre te dyshuarit dërgohen ne mbajtje.