Dy grupe konfrontohen me armë midis Prishtine

Dy grupe konfrontohen me armë midis Prishtine

Një incident me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën UÇK në Prishtinë. Sipas informatave të para ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Policia e Kosovës dhe ambulancat janë parë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Ju njoftojmë se me datën 12.04.2017 rreth orës 21:27 në rr.”UÇK” janë dëgjuar të shtëna me armë. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në dy gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Në bazë të informacioneve të deritashme nuk raportohet për të lënduar. Në lokacion kanë dalë njësitet relevante policore, hetuesia dhe krim-teknika të cilët po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë ai.