Dy humbje për sistemin prokurorial të Kosovës

Dy humbje për sistemin prokurorial të Kosovës

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e dhe Gjykatën Themelore në Gjakovë në rastin e vdekjes e Ali Selimaj, i cili ishte kryeprokuror në këtë gjykatë. Dhe po ashtu është ngushëlluar familja Ademi për vdekjes sw prokurorit nga Gjialni, Esat Ademi.

Në këtë telegrafim ngushëllimi thuhet se, “Me pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj”.

Më tutje thuhet se kjo vdekje është po ashtu humbje për sistemin prokurorial të Kosovës.

“Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit Kryeprokurori Selimaj i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhet në telegram ngushëllimi nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës.

Vdekjen në të njëjtën ditë e ka gjetur edhe prokurori i Gjilanit, Esat Adem, për të cilin në ngushëllim thuhet se ishte shembulli i një njeriu të urtë dhe me profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit. /Insajderi.com/