Dy javë afat për krijimin e Qeverisë Kurti

Dy javë afat për krijimin e Qeverisë Kurti

Nëse Albin Kurti arrin të ndërtojë partneritet me LDK-në, Kosova mund të bëhet me Qeveri në javën e parë të shkurtit.

Sipas procedurave kushtetuese dhe ligjore, Kurti, brenda afatit dy javor mund të shkoj në Kuvendin e Kosovës dhe ta kërkojë votimin e Qeverisë së tij.

Në një videomesazh të publikuar mëngjesin e së hënë, Kurti ka ftuar LDK-në për marrëveshje.

“Nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata nuk e kanë propozimin ofertën tonë të fundit, ndonëse ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm”, ka thënë Kurti.

“Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasja ‘merre ose lëre’ do të thotë lëre. Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkëte dhe arritjen e marrëveshjes sonë”, ka thënë Kurti në mesazh.