Dy kadetë të FSK-së diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Britanisë së Madhe

Dy kadetë të FSK-së diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Britanisë së Madhe

Dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës u dipolomuan të premten e 9 prillit, në Akademinë Ushtarake Mbretërore “SANDHURST” të Mbretërisë së Bashkuar, njofton Insajderi.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës njoftoi se nëntogeria, Iliriana Bunjaku dhe nëntogeri, Ardit Deliu, tashmë janë të diplomuar.

Gjithashtu, Kadetja Bunjaku ka marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare.

Nga ambasada britanike janë shprehur se ky është moment krenarie dhe demonstron profesionalizimin e aftësinë e FSK-së./Insajderi.com