
Kryeministrja aktuale serbe, Ana Brnabiq, ka treguar se për kryeministrin e ardhshëm të qeverisë në Serbi, janë dy kandidatë potencialë, njofton Insajderi.
Duka folur për televizionin serb Pink, Brnabiq, e pranoi se një nga ata dy kandidatë, është edhe ajo vetë.
“Ka dy kandidatë për kryeministër dhe unë jam njëra prej tyre”, pohoi Brnabiq.
“Gjithashtu, e di se kush është kandidati tjetër, por nuk më takon mua ta them kush është”./Insajderi.com